ARKIVA/ Nga shkrimet e autorëve amerikanë Xhonatan Venkin dhe Xhon Uheilen. “Konspiracionit dhe mashtrimet më të famshme të të gjitha kohëve”

106

Konspiracionit kundër Linkolnit, si u ekzekutua presidenti i SHBA

Pa dyshim vrasja e Linkolnit është një nga atentatet më të mistershme dhe më të pashpjegueshme në krejt historinë e Shteteve të Bashkuara.

A ka qenë Buti një iluminat, një agjent i fshehtë i Jugut, apo një vegël e qeverisë së Veriut, të cilës i kishte ardhur në majë të hundës nga presidenti?

A u vra Buti, apo u mbijetoi të gjitha përndjekjeve dhe u kthye përsëri në Amerikë gjatë pleqërisë së tij të thellë për të vdekur i qetë?

 

Në historinë tradicionale shkruhet, që komplotistët, të cilët planifikuan vrasjen e presidentit Abraham Linkoln, morën atë që meritonin, nëpërmjet pushkatimit ose varjes në litar. Xhon Uillks Buti, aktori, që dërgoi plumbin vdekjeprurës drejt e në kokën e Linkolnit, është vrarë nga ushtria federale afër Boulling Grijn, në Virxhinia, dy javë pasi arriti të dilte i paprekur nga vendi i krimit, në teatrin “Ford”. Më vonë, katër bashkëpunëtorët e Butit shkuan në trekëmbësh.

 

Megjithatë, që nga çasti i vrasjes së presidentit në atë të Premte të Zezë me shi, njerëzit i kanë shqetësuar dyshimte për thelbin e vërtetë të komplotit. A e kishte ditur qeveria përgatitjen e përbetimit? A ka qenë Buti armë e funksionarëve të saj të lartë? Natyrisht, 125 vjet më vonë nga krimi, në shekullin e XX, faktet dhe rrethanat ishin ende të paqarta. Duke pasur parasysh “koincidencat” e shumta të çuditshme dhe vetëdeklarimet interesante të pjesëmarrësve në atentatin e presidentit të parë amerikan të vrarë, në shumë marrëdhënie mbetet një rebus i vërtetë.

Parashikimi

Komploti i Butit parashikonte vrasjen e sekretarit të shtetit Uliam Siuoder (duhej të therej, por mbijetoi) dhe të nënpresidentit Andry Xhonson (mbeti gjallë, sepse njëri nga të përbetuarit u frikësua). Në përbetim merrnin pjesë nëntë veriorë të pavlefshëm (fut këtu edhe Butin), të cilët simpatizonin Jugun. Lufta e pamëshirshme Civile ende nuk kishte përfunduar plotësisht, kështu që, qeveria e Veriut përfitoi nga rasti që ta hidhte përgjegjësinë e komplotit mbi Jugun. Ata nuk i kursyen akuzat e tyre të bashkëpunimit edhe kundër Xheferson Dejvisit, presidentit të Konfederatës të Shteteve Jugore Amerikane. Kuptohet, Veriu nuk mund të lejonte një pengesë kaq të vogël, si mungesa e fakteve, që të çorodiste çështjen gjyqësore. Gjatë kohës së procesit kundër njerëzve të Butit, qeveria bleu dëshmitarë të rremë, për të fajësuar “separatistët e poshtër”.

Fabrikimi i fakteve

Pavarësisht fakteve të fabrikuara, mbeti fakti, që Buti me të vërtetë ishte i lidhur me oficerë të lartë të ushtrisë së jugorëve. Një mbrojtës fanatik i Konfederatës (megjithëse nuk kishte dëshirë të vishte uniformën dhe të luftonte për të), aktori egocentrik, shfrytëzoi famën e vet dhe fshehtas furnizonte Jugun me medikamente mjekësore. Ndaj disa historianë thonë, që ka qenë agjent i fshehtë i Konfederatës. Gjatë udhëtimit të tij në Monreal, në tetorin e vitit 1864, Buti takoi Xhejkob Tompsonin, shefin e shërbimeve të fshehta të Konfederatës. Pothuajse në të njëjtën kohë rekrutoi përkrahës për planin e vet, për ta rrëmbyer Linkolnin, me shpresë që ta shkëmbente pengun e vet të shquar me robërit e ushtrisë së Jugut. “A mos vallë Buti ia propozoi këtë plan Xhejkob Tompsonit, – pyet historiani Teodor Ruskou. – Është e mundur. Por a mos vallë i ka përmendur edhe vrasjen e Linkolnit?”. Ruskou mendon që edhe kjo është e mundur.

Publikimet

Në shekullin XIX vazhdimisht publikoheshin pamflete, të cilët e lidhnin Butin me “koperheds” – demokratë të Shteteve të Veriut, që konsideroheshin si simpatizantë të Jugut dhe shoqatën e tyre të fshehtë “Kalorësit e rrethit të artë”. Boston Korbeti, luajti rolin e Xhek Rabit në aferën “Linkoln”, dhe të ushtarit, që qëlloi Butin në një katua që digjej. Me sa duket ka qenë një fanatik fetar, i cili ishte tredhur, që të arrinte pastërtinë shpirtërore. I mbyllur më vonë në një pension për të sëmurët mendorë, ai mundi të arratisej dhe të zhdukej pa lënë gjurmë. Cili ishte altari, para, të cilit flokëgjati Korbet kishte kryer pastërtinë e tij të plotë të pavdekshme? Sekti rus “Skopci”, që kishte ngritur në kult një perëndeshë pagane, orakujt e së cilës visheshin me rroba grash.

Konspiracionistët

Thatë kult pagan? A mos u kujton kjo gjë iluminatët. Sepse konspiracionistët, të cilët vendosin vëllazërinë bavareze të fshehtë të gjithëpushtetshme të shekullit XVIII, në qendrën e ngjarjes më kriminale të historisë, me të vërtetë pyesin në mos iluminatët kanë gisht në vrasjen e Linkolnit. Po qe se kjo është kështu, si mund të jemi të sigurt që Buti është vrarë me të vërtetë nga vëlla (ose motër) Korbeti? “Sipas versioneve më realiste, që janë me këmbë në tokë, Buti kishte punuar për tradhtarët, që ishin brenda qeverisë së Linkolnit dhe arriti të largohej me ndihmën e tyre”, – thotë historiani Oto Ajzenshimli në vitin 1937. – “Ky ka qenë sekretari i tij i luftës Eduard M. Stanton”. Ai ishte anëtar i një fraksioni radikal republikan, i cili i kundërvihej ashpër planit liberal për t’u unifikuar me Jugun, që kishte parashtruar Linkolni. Padyshim, që Stantoni do ta forconte pushtetin e vet, po qe se Veriu ruante vijën e ashpër të okupimit ushtarak.

 

Faktet

Sipas mendimit të Ajzenshimlit dhe historianëve të tjerë revizionistë, qëndrimi i Santonit pa asnjë dyshim, që edhe para edhe pas vrasjes duket tepër i dyshimtë.

*Santoni kundërshtoi të plotësonte kërkesën e Linkolnit dhe të lejonte majorin Tomas Ekort, zëvendësministrin e luftës, ta shoqëronte presidentin në atë shfaqje fatale në teatrin “Ford”. Ajzenshimli del në përfundimin se Stantoni e dinte përse, kurse Linkolni ishte krejtësisht i painformuar.

*Pavarësisht nga kërcënimet e shumta për të vrarë Linkolnin dhe përpjekjes së Butit për ta rrëmbyer, gjatë, të cilit aktori kishte rrëzuar me një të shtënë pistolete cilindrin e famshëm të Ajbit, vetëm një roje e shoqëronte presidentin në teatrin “Ford”. Për mbi të gjitha, ai zor se mund të quhej figura ideale e një rojeje trupore, sepse e braktisi Linkolnin në çastin, kur ai kishte më tepër nevojë për të, për të marrë një sy gjumë në pijetoren e lagjes. Roja mbeti pa u ndëshkuar për neglizhencën e vet kriminale.

*Gjatë natës së vrasjes, telegrafi i qytetit në Uashington, i cili ishte nën kontrollin qeveritar të kohës së luftës, heshti dhe e vonoi lajmin e arratisjes së Butit. Disa shikojnë në këtë fakt të çuditshëm të dhëna, që në vetë qeveri kishte njerëz, që kishin lehtësuar largimin e vrasësit.

*Është interesant fakti, që pas vrasjes, ditari i Butit zhduket në kasafortat e Santonit. Ai doli në dritë vite pas procesit të komplotit dhe rishfaqja e tij provokoi një stuhi politike. Të paktën 18 faqe nga ditari mungojnë. E çuditshme, përse? Lafajet Bejkeri, shefi intrigues i Policisë Kriminale Kombëtare, paraardhëse e shërbimeve të sotme të fshehta, deklaroi, se kur njerëzit e tij ia kishin dorëzuar ditarin Santonit, të gjitha fletët kishin qenë në vendet e tyre. Të tjerë e shpjegojnë zhdukjen e tij me një konspiracion jo kaq kriminal. Tomas Rid Ternori supozon, që qeveria e kishte fshehur ditarin, për t’iu shmangur pyetjeve të papërshtatshme për mosveprimin e vet, pas përpjekjes së hapur të Butit për të rrëmbyer Linkolnin. “Qeveria kishte dijeni për komplotin e Butit dhe ky nuk është vetëm dyshim… Fakti, që ajo arriti kaq shpejt të binte në gjurmët e të përbetuarve kryesorë, tregon, që e kishte mbajtur nën vëzhgim grupin e tyre”, thotë Ternori. Por edhe sikur të ketë të drejtë, mbetet pyetja, se përse qeveria nuk neutralizoi Butin dhe shoqërinë e tij, para se të kryenin veprën e tyre të mallkuar?

*Tre vjet pas vrasjes, shefi i policisë kriminale Bejker, (edhe ai vetë gjithashtu është objekt dyshimi) shkruan një mesash gjysmë të rimuar të koduar. Dikush e merr si pranim faji i një kryepolici të korruptuar. “Në Romën e re ecnin tre burra: Juda, Bruti dhe një spiun. Secili prej tyre mendonte, se ai do të bëhej mbreti kur Abrahami të vdiste… Njeriu kishte rënë dhe po vdiste, kurse Juda shkoi të dëshmonte respektin e vet ndaj atyre, të cilët i urrente, dhe kur më në fund ai vdiq, Juda tha: “Tani ai i takon përjetësisë, kurse populli më mbeti mua”.

AKUZAT

“Juda” del qartë që është Stanteni, i cili vrapoi në vendin e krimit dhe tha frazën e shquar: “Tani ai i përket përjetësisë”. “Bruti” ndoshta është i ati i Butit, aktori i njohur Xhunies Brutes But, vetë Buti ose Uord H. Lamoni, mik i afërt i Linkolnit dhe shefi i policisë së Uashingtonit. Ai shpesh e kishte paralajmëruar Linkolnin, që po bëheshin gati ta vrisnin, por mbrëmjen fatale ishte jashtë qytetit. Edhe ti, Lamon? Cilado që të ketë qenë domethënia e shkrimeve të Bejkerit, mesazhi përfundon kështu: “Për të mos vrarë mendjen ndonjë njeri se ç’ndodhi me spiunin, le t’u them, që spiuni jam unë Lafajet Bejker 2-5-68”. Madje edhe historianë si Tomas Rijd Terneri, i cili nuk beson në konspiracione, mendon, që teksti dhe nënshkrimi janë autentikë. Bejkeri vdiq disa muaj pasi kishte formuluar këtë kriptogramë, “në kulmin e forcave të veta, në moshën 44 vjeç”. Gruaja e tij ishte e bindur, që është helmuar nga agjentët e qeverisë. Natyrisht, të vdekurit nuk flasin. Kompania “Shik san klasik paradakshën”, që ka bërë filmin dokumentar për Këmbën e madhe dhe Arkën e Noes, u kthye përsëri tek misteri i vrasjes së Linkolnit.

“Konspiracioni kundër Linkolnit”

Libri “Konspiracioni kundër Linkolnit” dhe filmi me të njëjtin emër, që kanë dalë në vitin 1977, janë më shumë kombinime artistike të versioneve të vrasjes, se sa katalogë të fakteve të vërteta dhe dëshmive. Duke nxjerrë dëshmitë e tyre nga “dokumente të pa publikuar deri tani” kundërthënëse, autorët Deivid Baksixheri dhe Çarls Selieri, afrojnë një super komplot, në të cilin katër grupe të ndryshëm (po jo domosdoshmërish të lidhur) organizuan përpjekjen e Butit për të rrëmbyer Linkolnin dhe vrasjen e presidentit. Këta janë Stanteni dhe kolegët e tij radikal-republikanët, të cilët kishin ndërmend të grabisnin pushtetin me ndihmën e Bejkerit; Xhejkob Tompsoni, superspiuni i Konfederatës, dhe shefat e tij të ushtrisë së Jugut në Riçmond; bankierë të Veriut dhe tregtarë të pambukut, të cilët gjatë luftës grumbulluan para nga kontrabanda e tyre dhe nuk donin, që kohët e bukura të mbaronin; plantatorë (vendas) të Merilendit, urrejtja e të cilëve, për çliruesin e zezakëve Linkoln ishte e pakufishme. Por Balsinxheri dhe Selieri arrijnë të dalin jashtë kornizës së kësaj teorie të guximshme. Ata rilindin legjendën e vjetër, sipas të cilës Buti mbeti gjallë dhe u shpëtoi ndjekjeve të ushtrisë federale. Sipas “Konspiracionit kundër Linkolnit”, burri i vrarë në katua nuk ishte Buti, por një agjent tjetër i Jugut, gjithashtu ikanak, i cili nuk kishte asgjë të përbashkët me komplotin. Emri i tij është Xhejms Ulliam Bojd, dhe për fatin e tij të keq “ngjiste kaq shumë me Butin”.

Fitorja e përjetësisë

Fatlumi But kishte edhe përputhje të tjera të çuditshme me sozinë e vet, i cili në fakt është plot gjashtë inç më i gjatë se ai. Të njëjta janë inicialet e tyre Xh. U. B., dhe për më tepër lehtësi, ato ishin bërë tatuazh në krahun e Bojdit. Sipas Balsinxherit dhe Selierit, që të dy Xh. U. B, të çalonin për shkak plagosjeve serioze të këmbëve. (Buti e theu këmbën e vet, kur u hodh nga lozha presidenciale në skenën e teatrit “Ford”; Bojdi vuante nga një plagë e vjetër e hapur, e marrë në fushën e luftës.) Nga një rastësi fatlume, që të dy ishin të shoqëruar nga sivëllezër ikanakë, të cilët gjithashtu në mënyrë të habitshme ngjisnin. Dhe jo vetëm kjo, por Bojdi fatkeq, gjatë arratisë u bashkua me një nga bashkëpunëtorët e vërtetë të Butit. Kur shefi i Policisë Kriminale Kombëtare, Bejkeri, njoftoi Stantenin, që njerëzit e tij kishin vrarë Bojdin dhe jo Butin, ata vendosën ta fshehin të vërtetën. Ky version, si dhe historitë e tjera për mbijetesën e Butit bazohen në disa rrethana, që me të vërtetë janë të çuditshme, që lidhen me identifikimin dhe varrosjen e trupit, të cilat u bënë në fshehtësi të plotë. Shumë pak njerëz e panë trupin. Fotoja zyrtare e trupit është dorëzuar me vonesë. Mjeku personal i Butit, me shumë vështirësi e njohu ish-pacientin e vet, sepse më parë ai nuk kishte qenë aspak flokëkuq. (Djemtë nga “Sën klasir” thanë që Bojdi… kishte flokë të kuqërremtë!) Është pak e vështirë të pranohen dy sozitë çalamanë të Balsinxherit dhe Selierit, të cilët edhe nga dokumentet “e gjetura së fundmi”, për të cilat presupozohet, që janë kopjime (megjithatë jo origjinale) të fletëve të munguara të ditarit të Butit. Sado e pabesueshme të jetë legjenda e mbijetesës së Butit është padyshim e pavdekshme. Në vitet ‘20-të të shekullit të 20-të trupi i mumifikuar i një piktori të degraduar, Xhon Seint Helen, i paraqitur si Buti, gëzoi pas vdekjes një sukses modest si një atraksion i dorës së dytë në kohën e karnavaleve. Para kësaj, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, përhapeshin zëra me këmbëngulje, që kishte jetuar pleqërinë e vet fisnike dhe porsa ishte kthyer nga Evropa, India, dhe madje edhe nga vende akoma më ekzotike. Buti vizitoi të afërmit ose, bëri “pranimin” në shtratin e tij të vdekjes, në një qytet më se të zakonshëm, të vogël, si për shembull Enidi në Oklahoma. Të lejojmë një perifrazim më të lirë të Stantenit, ministrit të frikshëm dhe sipas mendimit të shumë njerëzve, shef i Butit: tani konspiracionet kundër Linkolnit i përkasin përjetësisë.