Adem Kormaku: Si e ndërtuam ne 3 shqiptarët “Monumentin e Lirisë” në Mat’hauzen

214

Rrëfim i Adem Kormakut për ndërtimin e memorialit 

Memoriali shqiptar në Mat’hauzen

 Mjeshtri Kormaku: Për ngritjen e memorialit për shqiptarët e vrarë në kampin famëkeq të Mat’hauzenit, u interesua direkt Enver Hoxha, ndërsa problemi u ndoq nga Thoma Deliana, ish-ministër i Arsimit. Ishim tre specialistë të ndërtimit që u nisëm në shtator të vitit 1969 dhe punuam atje 3 muaj. Statuja, vepër e skulptorit të njohur Odise Paskali u soll nga Tirana një muaj pasi nisëm punimet. Përurimi u bë në prag të festave të nëntorit të atij viti.

 Quhet Adem Kormaku, e sapo i ka kaluar 73 vitet. Ndonëse mosha ka bërë të vetën, ai ka një fizik të admirueshëm dhe një memorie për t’u pasur zili. Është një nga mjeshtërit e njohur në shkallë vendi për ndërtimtarinë e gdhendjen e gurit në disa dekada, ndërtues i shumë veprave arti e kapitale në vend, njëkohësisht dhe një nga 3 mjeshtrit shqiptar që ndërtuan memorialin në kujtim të shqiptarëve martirë në kampin famëkeq të Aushvicit në Austri. Ngritën atë bazament ku prej 44 vitesh, qëndron mes dhjetëra shtatoreve të shteteve europiane të kampit fitues në Luftën e Dytë Botërore, skulptura ‘Partizani Fitimtar’ e skulptorit të njohur Odise Paskali. Mjeshtri i njohur Kormaku i përgjigjet me kënaqësi ftesës së gazetës ‘Dita’ për të rrëfyer detaje të rëndësishme të punës që bëri me 3 kolegët e tij për ngritjen e këtij memoriali…

 Zoti Adem! Ju jeni një nga tre mjeshtërit nga Shqipëria që keni ndërtuar memorialin në Mat’hauzen, kujtim të shqiptarëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 

Velo Cfarku