100 vjet pas mbledhjes së Ambasadorëve kombi ynë vazhdon të vuajë pasojat e krimit evropian

74

Vendimi tragjik i Konferencës së Londrës më 29 korrik të vitit 1913 e ndau Shqipërinë në 5 shtete

Konferenca e ambasadorëve në Londër, u mbajt nga data 17 dhjetor e vitit 1912, deri më 19 korrik 1913, në “St James’s Palace”. Në këtë konferencë morën pjesë ambasadorët e jashtëm të 6 fuqive të mëdha, dhe konkretisht, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë. Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Por kjo konferencë ishte një gijotinë kundër shqiptarëve. Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ballkanit, me të drejtën e vërejtjeve apo sugjerimeve, por pa marrë pjesë brenda në sallën kryesore. Ata komunikonin vetëm nëpërmjet takimeve me zyrtarë të kësaj konference ose në mënyrë telegrafike me ta.

Vendimet

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf