Zjarri në Kaliforni, më shkatërruesi që nga viti 1932, shkatërroi më shumë se 100 mijë hektarë

208
Zjarri në Kaliforni që ka shkatërruar më shumë se 100 mijë hektarë, konsiderohet tani më masivi që ka prekur shtetin amerikan që nga viti 1932.
I ashtuquajturi zjarri “Thomas” është përhapur në Kaliforninë jugore që prej 4 dhjetorit dhe ka djegur 110, 641 hektarë.
Zyrtarët thonë se më shumë se 2800 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me flakët. Një prej zjarrfikësve dhe një banor humbën jetën.
Sipas zyrtarëve, 65 për qind e zjarrit është nën kontroll, dhe çdo sipërfaqe e re e djegur do të ndodhë për shkak të operacioneve të djegies së kontrolluar.
Zjarri “Thomas” ka shkatërruar 1063 struktura dhe ka kushtuar më shumë se 177 milionë dollarë që nga fillimi i tij.
Para tij, zjarri më i madh që ka prekur Kaliforninë ishte zjarri “Cedar 2003” i cili dogji 110,576 hektarë.