Zgjedhjet për President, Veseli: I vetmi kandidat Hashim Thaçi

552
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk beson se do të ketë ndonjë telash në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Veseli pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë pret që në shkurt të ketë më shumë komunikim mes pozitës dhe opozitës.
Veseli tha se çështja e krizës politike duhet të zgjidhet brenda institucioneve të vendit, por që siç tha ai “gjithnjë kemi nevojë për ndërkombëtarët”.
Ai po ashtu beson se në shkurt do të zgjidhet presidenti i Kosovës. “Nuk besoj që do ketë komplikime. Jam optimist që në muajin shkurt do të kemi një komunikim mes pozitë dhe opozitës, dhe në të njëjtën kohë do të kemi respekt të verdiktit njerëzor dhe respekt institucioneve të zgjedhura dhe do të kemi edhe zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Deri më tani në kemi një kandidaturë Hashim Thaçi”, ka theksuar Veseli.
Sipas tij, Republika e Kosovës ka nevojë për ndërkombëtarët, por kriza politike duhet të zgjidhet brenda institucioneve të vendit.
“Ne kemi nevojë për partnerët tanë, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Çdo iniciativë e tyre është e mirëpritur. Por ajo që ne duhet të kuptojmë është iniciative, e cila duhet të jetë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Veseli tha se opozita ka të dejtë legjitime të kërkoj dorëheqjen e qeverisë.
“Opozita duhet të respektojë: Kushtetutën, ligjet dhe më së shumti vullnetin e qytetarit”, ka deklaruar Veseli. (Express)
Sigal