Zbulohen mbetje të reja të avionit Boeing 777 të Malaysia MH370

425
Gati më shumë se një vit nga zhdukja e mistershme e avionit Boeing 777 i Malaysia Airlines, një skuadër specialistësh ndodhet në ishullin Reunion në oqeanin Indian, ku janë zbuluar mbetje, të cilat dyshohet se janë të mjetit të fluturimit MH370. Mbetjet e gjetura nga trupi i mjetit fluturues i përkasin krahut të tij raporton CNN, të cilat kanë një ngjashmëri të madhe me ato të avionit të zhdukur në mënyrë enigmatike. Ekspertët janë duke shqyrtuar me imtësi pjesët e gjetura për të parë nëse ato lidhen me Fluturimin e Malaysia Airlines Mh370, tha një anëtar i forcave ajrore franceze në Reunion.
Mbeturinat u gjetën ekzaktësisht në brigjet e ishullit Shën Andre, rreth 380 milje detare nga brigjet e Madagaskarit. CNN ka të dhëna dhe i mëshon faktit se pjesët e gjetura të aeroplanit i përkasin një Boeing 777, dhe se me shumë mundësi të Malaysia Airlines MH370. Ndër këto të dhëna është dhe një element unik i krahut të “Boeing 777” i cili është parë në foto. Megjithatë, përpara se të dilet në një përfundim, ekspertë të aviacionit civil do të ekzaminojnë me kujdes pjesët e gjetura, ndërsa vetë kompania malajziane tha se ishte shumë herët për të spekuluar.Duke qenë se fluturimi MH370 është i vetmi avion Boeing që është zhdukur në zonë, ekspertët mendojnë se ka një mundësi të lartë që pjesët e gjetura të përputhen. Nëse konfirmohet dyshimi, atëherë do të binin poshtë teoritë që avioni është zhdukur në hemisferën veriore. Avioni Boeing 777 i Malaysia Airlines po udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin me 239 persona në bord kur u zhduk pa lënë gjurmë në mars të vitit 2014. Në fluturimin fatkeq ndodheshin 227 pasagjerë në bord, mes tyre 153 kinezë dhe 38 malajzianë.
Sigal