Grabitje si në filma, makinës në lëvizje i thyejnë xhamin dhe i marrin… (VIDEO)

220
Sigal

Një vjedhje e pazakontë por e ngjashme me skenat e filmave të Hollywood, është kapur në San Francisco nga një kamerë që ishte e vendosur brenda një veture.

Videoja e postuar në Twitter, shfaq një Honda të zezë që ndalet pas një tjetër makine me ngjyrë të hirtë që ishte ende në lëvizje.

Në një moment kur e zvogëlon shpejtësinë vetura, nga Honda del një burrë i cili pa u menduar dy herë e thyen xhamin e bagazhit dhe nxjerr një çantë.

Gjithçka zhvillohet brenda shtatë sekondave, ndërsa personat që ishin në veturë dhe ishin viktimë e vjedhjes dalin nga mjeti, hajduti largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Mediat amerikane raportojnë se brenda çantës kishte pajisje për kamera dhe dron që kapin vlerën e 7 mijë dollarëve.