Vuçiç: Nuk ka zgjidhje për Kosovën, nëse Prishtina nuk bën kompromis

280
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është referuar zgjidhjes së çështjes së Kosovës. “Nëse Prishtina nuk dëshiron të bëjë kompromis, nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën, dhe pikë”, tha dje presidenti serb Aleksandër Vuçiç. “Ne do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët, në përpjekje për të zgjidhur problemet tona, pa marrë parasysh se asgjë nuk iu besoj. Por ne nuk kemi zgjedhje tjetër”, tha Vuçiç. Ai shtoi se në vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, më 23 mars shkon në Bruksel pa asnjë shpresë, dhe se puna e tij është të mbrojë interesat e Serbisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve, nëse do të ketë një referendum për çështjen e Kosovës, Vuçiç tha se çdo ndryshim në Kushtetutë e kërkon këtë dhe se populli do të vendos për gjithçka. Vuçiç ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit, duke thënë se gjashtë nga 15 pikat e marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe nuk janë realizuar. Presidenti i Serbisë u kërkoi serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës.