888 persona janë vrarë në Irak sipas OKB, në muajin nëntor

439
Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se 888 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak në muajin nëntor, krahasuar me 714 në muajin paraprak.
Në deklaratën e publikuar sot, misioni ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Irak ka thënë se 489 nga të vrarët në muajin nëntor kanë qenë civilë, përfshirë policë, ndërsa 399 të tjerët pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë, përfshirë forca kurde Peshmerga dhe milici që luftojnë përkrah ushtrisë irakiane.
Në këto shifra nuk janë përfshirë viktimat në provincën Anbar, për të cilat OKB-ja ka thënë se nuk ka mundur t’i sigurojë ose verifikojë informacionet. Shumica e kësaj province kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik.
Sigal