Vrau vajzën dhe dhëndrin/ Ngrihet akuza ndaj Osman Shaptafajt

241

Një shqiptar që jetonte në Australi u akuzua për vrasje pasi qëlloi mbi vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj.

Osman Shaptafaj, 55 vjeç, u akuzua të enjten për dy akuza për vrasje. Ai do mbetet nën mbikëqyrjen policore në spital.

Shaptafaj vrau vajzën Lindita dhe dhëndrin Veton Musai.

Të dy ishin njohur në fundin e adoleshencës dhe pas pesë vitesh, ishin martuar.

Çifti kishte në plan të bënte fëmije dhe bernda dy javësh do vendoseshin në shtëpinë e tyre.

Mendohet se ata u qëlluan pas shpine nga Shaptafaj në banesën e tyre.

Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim ku kishin festuar njëvjetorin e martesës.