Vidhnin shtëpi në Itali, arrestohen 4 shqiptarët, mes tyre 2 vajza

403
Sigal

Para dy ditësh është zhvilluar seanca gjyqësore për katër shqiptarë që vidhnin shtëpi në Itali dhe ndaj tyre është vendosur masa “arrest me burg”.

Bëhet me dije se nga 4 të arrestuarit 2 prej tyre janë vajza. Në prangat e policisë italiane kanë rënë Mirel Tusha, 34 vjeç, Dede Koçi, 26 vjeç dhe dy vajzat Manuela Oshafi, 29-vjeç dhe Suzana Stafasani 38-vjeç.

Të arrestuarit dyshohen për 4 vjedhje banesash në zonën e Macerata dhe në Porto Recanati.

Vajzat kanë deklaruar në polici se nuk kishin lidhje me ngjarjet e banesave të vjedhura. Ato thanë se kanë qenë duke pritur në makinë dhe nuk kishin dijeni që 2 djemtë me të cilët shoqëroheshin po grabisnin shtëpi.

Mësohet se njëra nga vajzat kishte vetëm disa javë në Itali dhe ishte mysafire e njërit prej autorëve të katër grabitjeve.

Gjykata pasi shqyrtoi çështjen caktoi masën arrest me burg për të katër shqiptarët.