VIDEO/ Zjarret në Kaliforni, operacionet e shpëtimit në mes të ferrit të flakëve në Sonoma

117
Ferr i zjarrit dhe flakëve në Californinë e Veriut vazhdon. Bilanci i viktimave ka shkuar në 36 dhe qindra janë të humburit, ndërsa në rrjetet sociale postohen video të operacioneve të shpëtimit, heroike duhet thënë nga ana e policëve në zonat më të goditura, në Kontenë e Sonoma dhe të Napa Valley.

Pamjet që shfaqen në video janë të frikshme, sepse tregojnë sesi agjentët e policisë hyjnë në mes të zonave plot flakë për të shpëtuar banorët dhe për ti larguar nga zona e rrezikut.

Videoja e publikuar në youtube tregon një agjent policie në Sonoma, i cili filmon nëpërmjet një bodycam të gjithë aksionin e shpëtimit.

Polici arrin me një makinë në zonën e cila ka mbetur e izoluar nga flakët dhe fillon të trokasë shtëpi për shtëpi.

Flakët janë gjithmonë e më pranë dhe të rrezikshme dhe vizibiliteti është reduktuar së tepërmi nga tymi i flakëve.

Gjestet e heroizmit të forcave të rendit në territoret e pushtuara nga flakët kanë përfshirë edhe kafshët. Kjo mace shtëpiake ka mbetur vetëm pranë një zone të braktisur në Sonoma dhe është fshehur poshtë një makinë. Agjentja e policisë e merr dhe arrin ta shpëtojë. I ka putrat të djegura por ajo mund ta përqafojë sërish familjen e saj, e cila është evakuuar së bashku me 90 mijë të shpërngulur, në të gjithë Shtetin e Kalifornisë.