VIDEO/ Koreja e Jugut teston raketën "Taurus", shikoni pamjet fantastike të hedhjes

Koreja e Jugut tha të mërkurën se ka kryer testimin e saj të parë të një rakete të përparuar ajrore, e cila siç thuhet do të forcojë aftësinë parandaluese ndaj Koresë së Veriut në rast të një krize serioze ushtarake.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa “Taurus” u hodh nga një avion luftarak F-15 që udhëtoi nëpër pengesa në lartësi të ulëta para se të godiste një objektiv jashtë bregut perëndimor të vendit.

Raketa, e prodhuar nga “Taurus Systems” në Gjermani, ka një distancë maksimale prej 500 kilometrash dhe është e pajisur me karakteristika që do të lejojnë që ajo të shmangën zbulimin nga radarët përpara se të godasë objektivat e Koresë së Veriut.

Koreja e Jugut ka përshpejtuar përpjekjet për të rritur aftësitë e saj ushtarake në një kohë kur Koreja e Veriut ka kryer teste të armëve bërthamore, ku më i fuqishmi ishte ai i 3 shtatorit.

Raketa e testuar
Menjëherë pas kësaj, Seuli njoftoi se arriti një marrëveshje me Uashingtonin për të hequr kufijtë e peshës së raketave balistike, të cilat sipas një udhëzimi dypalësh mund të ndërtohen për një distancë maksimale prej 800 kilometrash.