Në indinë veriore, përkatësisht në shtetin e Karnatakës, fetë e ndryshme besimtare vazhdojnë të luajnë një nga rolet kryesore në informimin e popullsisë.
Një video e publikuar nga një banor i këtij vendi, ka shokuar audiencën e gjerë, pasi në video duket sesi një prift qëllon në mënyrë të pandalur, një grua indiane.
Gruaja mesa duket ka probleme psikologjike, por siç përmendëm dhe më lart, mos informimi i saktë ka bërë që familja e saj të kujtojë se ajo është pushtuar nga djalli apo nga ndonjë shpirt demoniak.
Duke u bazuar këtu, familja e ka çuar gruan tek një prift i njohur i zonës, për t’i kryer asaj ritualin e ekzorcismit, i cili konsiston në nxjerrjen e demonit nga trupi i njeriut.
Rituali u mbajt në një tempull indian.
Prifti e kap nga flokët gruan e ulur në tokë, dhe me një litar të trashë në dorë, i qëllon asaj disa herë.
Gruaja e cila duket se është duke qarë, i kërkon atij të ndalojë dhe mos ta qëllojë më.
Prifti në një moment e lëshon litarin e tij, e kap gruan nga koka dhe hap pëllëmbën në shenjë për ti qëlluar asaj me të.
Ky është edhe momenti, që gruaja pasi mbulon fytyrën e saj, humb ndjenjat dhe përplaset në tokë./Daily Mail