Italia në udhëkryq, Giuseppe Conte heq dorë nga krijimi i qeverisë

598
Sigal

Edhe pse ishte votëbesuar nga dy partitë kryesore Lega dhe “5 Yjet”  për tu bërë kryeministër dhe ishte mandatuar për krijimin e qeverisë nga ana e presidentit të vendit, Giuseppe Conte ka hequr dorë nga krijimi i qeverisë së re italiane duke i paraqituar dorëheqjen presidentit Mattarella.

Shkak mendohet se ka qenë mosmarrveshja mes tij dhe Mattarellas, pasi sipas mediave italiane ky i fundit nuk e kishte pëlqyer kandiodaturën e tij.

Contes iu besua detyra një javë më parë nga presidenti italian me propozimin e koalicionit. Që prej 4 marsit Italia është pa qeveri pasi asnjë parti politike nuk mund të formojë maxhorancën.

Sipas mediave italiane ka pasur mosmarrëveshje mes dy partive Lega dhe “5 yjet” për emrin e ministrit të Financave i propozuar nga partia Lega, Paolo Savona.