Vetëvendosje përleshet me policinë, arrestohen disa aktivistë

447
Aktivistë të Vetëvendosjes janë përleshur me policinë kosovare. Mediat kosovare raportojnë se disa aktivistë të Vetëvendosjes kanë tentuar të vendosin një udhëzim administrativ nëpër veturat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës.
Sigal

Kjo e fundit, për t’i larguar aktivistët ka përdorur edhe sprai. Pas kundërshtimeve të oficerëve të policisë, disa aktivistë janë arrestuar. Në udhëzimin administrativ i rekomandohej të gjithë institucioneve shtetërore që për shkak të interesave familjare t’i shesin të gjitha veturat.