Uragani Maria drejt ishujve Turks dhe Kaikos

108
Mëngjesin e sotëm epiqendra e uraganit Maria po i afrohej ishujve Turks dhe Kaikos me erëra maksimale të qëndrueshme me një shpejtësi 205 kilometra në orë. Po ashtu edhe pjesa juglindore e Bahamasit do të përjetojë “zemërimin” e stuhisë Maria, që ka shkaktuar shkatërrime dhe përmbytje në Republikën Dominikane dhe Porto Riko.
Uragani Maria shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në mbarë Porto Rikon, ndërsa popullsia ka filluar me ngadalë të vëzhgojë pasojat e stuhisë më të fuqishme që goditi territorin amerikan në dhjetëra vite. Patric George është punonjës i bashkisë Katano (Catano) në kryeqytetin San Huan. (San Juan)
“Në këtë lagje të qytetit 85 përqind e shtëpive janë shkatërruar.
Ndërsa pjesë të qytetit vazhdonin të ishin të përmbytura dje, parashikuesit e motit thanë se niveli i ujërave dhe erërat e forta do të binin gradualisht ndërsa uragani zhvendoset. Përveç njoftimeve për një të vdekur në Porto Riko, uragani Maria ka shkaktuar 10 viktima në Karaibe.