Universiteti i Prishtinës hap dyert për më shumë se 8 mijë studentë

441
Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për vitin akademik 2015/2016. Kanë qenë të shumtë ata që kanë zgjedhur universitetin ‘Hasan Prishtina’ për të vazhduar shkollimin e lartë.
Ndërkohë, nga Rektorati i Universitetit kanë thënë se këtë vit do të pranohen rreth 7 mijë e 800 studentë. Përveç këtyre janë edhe studentët që pranohen me kuota, nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e të tjera, si dhe të tjerë që vijnë nga minoritetet që jetojnë në Kosovë.
Numri i studentëve me një vendim të Ministrisë së Arsimit është zvogëluar për 30 për qind në shkenca shoqërore, shifër kjo që është rritur në ato natyrore, përcjell koha.net. Konkursi për pranimin e studentëve për vitin akademik 2015-2016 do të jetë i hapur deri më 16 korrik.
Sigal