Kosova feston sot 8-vjetorin e pavarësisë, opozita do protestojë

455
Shteti i Kosovës sot mbush 8 vjeç dhe veç festimeve për Pavarësinë është parashikuar dhe protestë nga ana e opozitës. Më 17 shkurt të vitit 2008, në një seancë solemne Kosova u shpall shtet i pavarur, që deri në atë kohë administrohej nga UNMIK-u.
Shpalljes së Pavarësisë i ka paraprirë një proces i gjatë dhe i vështirë, qysh nga viti 1989.
Por, në këtë 8 vjetor, sfida më e madhe për shtetin e Kosovës për momentin është ajo e kalimit të ngërçit politik. Ku forcat opozitare të Kosovës prej muajash nuk lejojnë zhvillimin e seancave noramle parlamentare, pasi kundërshtojnë dy marrëveshjet, atë të Zajednicës dhe të Demarkacionit.
Pikërisht sot, në 8 vjetorin e pavarësisë opozita ka paralajmëruar një protestës, që sipas saj do të jetë masive për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës.
Partitë opozitare kanë vlerësuar se protesta e cila do të mbahet sot, në ora 14:00 do të jetë më masivja që nga paslufta.
Sigal