Korçë, Wilton: Mbipopullimi i burgjeve, sfidë për sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri

532
Mbipopullimi i burgjeve dhe ambienteve të paraburgimit përbën një sfidë të madhe për sistemin e drejtesisë penale në Shqipëri. Kështu është shprehur nga Korça Zv/kryetari i OSBE në Shqiperi Robert Wilton, gjatë një takimi me gjykatësit e prokurorët e rrethit.
Robert Wilton: Mbipopullimi i burgjeve dhe ambienteve të paraburgimit është një sfidë e madhe për sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri. 1927 autorët e akteve kriminale më shumë sesa kapacitetet. Ky është një kërcënim ndaj të drejtave të individëve.
Dënimet alternative nuk konsiderohen më tabu per gjykatën e rrethit gjyqësor ne Korçë falë projektit pilot ” Drejtësi pa vonesa”.
Idlir Peçi, zvendesminister i Drejtesise: Ka mënyrë më të mirë sesa dënimet alternative si një formë për integrimin e të dënuarve.
Admir Belishta, kryetar i Gjykates se Faktit ne Korce: Tashmë dënimi alternative nuk konsiderohet më tabu, garanton kosto sociale më të vogël dhe për më tepër përmbush qëllimin e dënimit.
Mënyra e zbatimit të dënimeve alternative dhe mbikqyrja elektronike e të dënuarve, ishte qëllimi i një takimi ndërgjegjesues organizuar nga prezenca e OSBE-së. Zbatimi më i madh i tyre jane pjese e reformes gjitheperfshirse në drejtësinë shqiptare.
Sigal