U kërkua të mos transmetonte pamje të sulmeve në Siri, mbyllet televizoni turk

459
Një televizioni turk privat i është ndaluar transmetimi për shkak të akuzave në lidhje me përhapjen e propagandës terroriste. Ngjarja është konsideruar si një akt tjetër i rëndë i ndërmarrë nga qeveria turke, e cila është përfshirë së fundmi në disa çështje mjaft të debatuara në lidhje me lirinë e fjalës dhe të medias. Një anëtar i partisë pro kurde, Hatip Dicle, tha kjo është një tjetër goditje për median në Turqi. “Kjo nuk mund të pranohet. Kjo është censurë dhe një akt i paligjshëm. Po pengon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Qeveria po vendos kontrroll mbi mediat.” Ishin fjalët e tij. Nga ana tjetër, koordinatori i përgjithshëm i televizionit, tha se qeveria kishte kërkuar që televizioni të mos transmetonte disa pamje të filmuara në Siri ku si pasojë e sulmeve nga ushtria turke, kishin humbur jetën disa civilë. Vetëm pak javë më parë një tjetër rast i cënimit të lirisë mediatike nga qeveria turke tërhoqi vemëndje ndërkombëtare. Dy gazetarët përfunduan në pranga për shkak të publikimit të disa fotove, ku shfaqeshin anëtarë të agjensive të inteligjencës turke teksa ndihmonin në transportimin e armëve drejt Sirisë. Në rast se gjykata do t’i shpallte të fajshëm, gazetarët mund të ishin dënuar me burgim të përjeshtshëm mbi akuzat e tradhëtisë kombëtare dhe ato të publikimit të materialeve të ndaluara që cënojnë sigurinë e vendit. Megjithatë, akuzat u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë.
Sigal