Kurbin, vrasja e 20-vjeçarit ndodhi për këngën ‘O lulija jonë me limona…’

545
Vrasja e 20-vjeçarit Ervis Zyba në Kurbin disa ditë më parë ka ndodhur për motive banale. Për këtë krim, u arrestuan kushërinjtë Elgert Cara dhe Dorjan Cara, si dhe shoku i viktimës Xhevahir Lika. Mes dy grupeve ka pasur një konflikt në një lokal nate që lindi si një keqkuptim për këngën “Lulja jonë me limona”. Dy shokët Xhevahir Lika dhe Ervis Zyba, kanë kërkuar nga këngëtari i lokalit tallava që të këndojë “Lulja jonë me limona”, shkruan ‘Shqiptarja.com’. Në refrenin e kësaj kënge, është edhe një shprehje me fjalë banale…”Kush na e ka inatin ju…nona”. Kushërinjtë Cara me të cilët Xhevahir Lika kishte pasur një konflikt rreth një vit më parë, kanë dyshuar se kënga ishte kërkuar qëllimisht nga pala tjetër. Kjo me qëllimin për t’i provokuar apo për t’i ofenduar. Pas rreth pesë minutash, një nga kushërinjtë Cara, është ngritur duke kënduar të njëjtën këngë në sallën e lokalit dhe duke shkuar në çdo tavolinë. Më pas ai ka kaluar edhe në tavolinën ku ndodhej Xhevahir Lika dhe Ervis Zyba. Sasia e madhe e alkoolit që kishin konsumuar personat në lokal, ka bërë që konflikti të acarohej më shpejt. Më pas mes dy grupeve të të rinjve, jashtë ambienteve të lokalit nisi konflikti me armë ku me mbeti i vrarë 21-vjeçari Ervis Zyba.
Sigal