Turqia goditet sërish, sulm me bombë autobusit

52

Turqia është goditur sërish
mëngjesit e sotëm nga një sulm me bomba, ku nga të dhënat e para dyshohet se
disa persona kanë humbur jetën.




Mësohet se
shënjestër e sulmit ka qenë një autobus që po transportonte ushtarë. Në
momentin e shpërthimit, autobusi ndodhej pranë një kampusi universitar në
qytetin e Kayserit.




Agjencia e lajmeve
“Dogan” tha se shpërthimi u shkaktua nga një autobombë.




Shpërthimi vjen një
javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bomba në Stamboll pranë stadiumit
të Beshiktashit.