Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

170

Toka në Turqi duket se nuk po gjen paqe, ndërsa vendi është goditur sot nga një tërmet shumë i fuqishëm, me maginitudë 6.8.

Sipas EMSC tërmeti ishte me epiqendër në Elazig, ndërsa lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Sipas mediave turke, autoritetet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet. “Deri tani nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha kryetari i bashkisë së Elazig.

Nuk flitet ende për viktima, ndërsa prej disa ditësh Turqia është goditur nga lëkundje të shumta tërmeti ku më i forti ishte ky i ditës së sotme.