Turqi, bombë redaksisë së revistës radikale, 1 i vdekur e 3 të plagosur

426
TURQI – Një person u vra dhe 3 të tjerë u plagosën këtë të mërkurë në Turqi, nga shpërthimi i nji bombe pranë zyrave të një reviste të lidhur me një grup islamik ekstremist.
Sipas agjencisë së lajmeve “Al Arabya” viktima Unsal Zor është një nga punonjësit e revistës. Shpërthimi i mbrëmjes së vonë ndodhi në katin e tretë të të përjavshmës “Adimlar” që ka lidhje me grupin islamik ekstremist të Turqisë “Sulmuesit Islamikë të Lindjes së Madhe” (IBDA-C)
E listuar si organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, IBDA-C ka pranuar një sërë sulmesh të kryera prej saj në dekadën e fundit, por vitet e fundit ka ruajtur një profil të ulët në opinionin publik. Grupi promovon idenë e rikrijimit të kalifatit mesjetar islamik, duke bërë bashkë vendet e muslimanëve sunitë të Lindjes së Mesme.
Sigal