Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter goditi vargun malor Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 184 kilometrash, shtoi qendra.
Sipas dëshmitarëve okularë, një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë në Kabul dhe në të gjithë pjesën veriore të Pakistanit, raporton Reuters. Tërmeti është ndjerë edhe në Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë.
Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme të mundshme materiale apo të lënduar.