Rudi Vata te Vllaznia? Xhaferri: Është shkodrani ynë, kemi kontakte të vazhdueshme

136
Sigal

Me largimin e Mirel Josës, Vllaznia mbetet pa një trajner kryesor. Në stërvitje, ekipin e ka marrë përsipër dyshja Auron Miloti dhe Vioresin Sinani.

Pritet me interes se kush do të jetë timonieri i ri i shkodranëve dhe është vetë presidenti Xhaferri që jep përgjigjen. I ftuar në emisionin “Sport Show”, Xhaferri u pyet për emërimin e Rudi Vatës si trajner dhe kreu numër 1 i kuqebluve tregon haptas planin e tij për stolin.

“Vllaznia e ka tashmë trajnerin e saj që është Auron Miloti dhe po ashtu edhe drejtorin që do të jetë Vioresin Sinani. Unë kam një respekt të veçantë për Rudin sepse ai është një emër i madh i futbollit shkodran dhe shqiptar.

Është shkodrani i joni, është dashamirës gjithashtu, kam kontakte të vazhdueshme me të. Kemi ndenjur, kemi biseduar herë pas here dhe ai na ka dhane ato këshillat e veta, por nuk është se kemi patur ndonjë konkrete për më tej.

Ne jemi shumë të fokusuar ta mbyllim kampionatin me sukses njehere e pastaj të mendojmë për të ardhmen. Unë e respektoj Rudi Vaten shumë, por siç thashe, për momentin fokusi jonë është i përqendruar tek kampionati aktual.”- tha Xhaferri.