Trump sulmon median: Publikoi lajme të rreme për SHBA – Rusi

526
Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në shenjestër median, që sipas tij ka prodhuar lajme të rreme, referuar këtu marëdhënies mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se është e logjikshme që Washingroni të ketë marrëdhënie më të mira me Moskën, sepse të dyja janë fuqi bërthamore.

Një holokaust bërthamor do të ishte diçka e paparë ndonjëherë, tha ai para gazetarëve, duke shtuar se rreziqet e një konflikti me Rusinë janë të mëdha.

Trump hodhi poshtë raportet e medias se ekipi i tij presidencial ka pasur kontakte me zyrtarë të inteligjencës ruse gjatë fushatës elektrorale, duke thënë se ai nuk ishte në dijeni së ndonjë anëtar i ekipit të tij të ketë qenë në kontakt me Rusinë përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Republikani deklaroi se nuk ka qenë ai që i ka thënë ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn të bisedojë me ambasadorin e Rusisë në lidhje me sanksionet e SHBA-së para marrjes së detyrës.

Duke premtuar se tashmë do të ketë një kontakt të drejtpërdrejtë me popullin, Trump i quajti polemikat mes stafit te tij dhe Moskës një kurth të mediave armiqësore.

“Rrjedhjet janë absolutisht të vërteteta. Lajmi është i rremë,” tha Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhe nuk ka lënë jashtë vemendjes edhe cështje të ndjeshme të aktulitetit amerikan, sic janë pakicat dhe racat.
I pyetur në lidhje me rritjen e akteve të antisemitizmit, Trump tha se ai është personi më pak anti-semit dhe më pak recist që ekziston.
Dhe për të vertetëtuar këtë ai tha se vajza e tij Ivanka është konvertuar në judaiste dhe se tre nipërit e tij po rriten me culture hebreje.
Në 80 minuta, Trump foli edhe për gratë, duke thënë se Melania, bashkëshortja e tij, është një avokate e fortë e tyre.
Sigal