Trump kthehet në SHBA pas takimit historik me Kim Jong Un, feston 72-vjetorin

523
Sigal

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili sapo mbërriti në Uashington, dy ditë pas samitit historik me kreun koreanoverior, Kim Jong Un, feston sot 72-vjetorin.

Në moshën 70-vjeçare, Trump u bë në vitin 2016 personi më i moshuar që merr presidencën e SHBA-së, ndonëse Ronald Reagan ishte 73-vjeç kur u rizgjodh në vitin 1984.

Megjithatë shëndeti i presidentit, sa fizik dhe mendor, ka shkaktuar shumë interes në vend.

Trump kaloi në janar vizitën e tij të parë zyrtare shëndetësore që prej ardhjes në pushtet dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson u shpreh se është në gjendje “të shkëlqyer shëndetësore”.