Trump emëron James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes

553
Sigal

Presidenti i zgjedhur amerikan Donal
Trump ka njoftuar se do të nominojë për sekretar të mbrojtjes, gjeneralin James
Mattis.

Trump e përshkroi Mattisin si njërin prej gjeneralëve më të
mirë të Amerikës. Një burim i afërt me Trumpin i ka thënë ‘Fox Neës’ se vendimi
i presidentit të zgjedhur për nominim të Mattisit ishte i befasishëm.

Gjenerali njihet si një kritik i hapur i politikave të
ndjekura në Lindjen e Mesme gjatë administratës “Obama”, veçanërisht kursit që
Pentagoni ka ndjekur në Iran.

Mattis, 66-vjeçar, i njohur me nofkën “Qeni i çmendur”, doli
në pension në vitin 2013, pasi shërbeu si komandant i Komandës Qendrore të Shteteve
të Bashkuara.