Tillerson paralajmëron Rusinë

457
Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson ka paralajmëruar homologun rus, Sergej Lavrov për një përkeqësim të marrëdhënieve me Rusinë duke thënë se kundërmasat ruse nuk do të mbeten pa përgjigje.

Në takimin e shteteve të bashkësisë së vendeve aziatiko-jugore dhe lindore (ASEAN) në kryqeqytetin e Filipineve, Manila, Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson është shprehur se i ka bërë të ditur homologut rus, Sergej Lavrov, se SHBA do të reagojë pas masave ndëshkuese diplomatike të Rusisë.

SHBA pritet që deri më 1 shtator të kundërpërgjigjet. Deri në këtë datë, SHBA duhet të reduktojë numrin e personelit në Rusi me 755 persona. Rusia u përgjigj me dëbimin e diplomatëve pas sanksioneve të reja amerikane.
Sigal