340 persona të vdekur në Tajlandë, pas aksidenteve rrugore gjatë Vitit të Ri

457
Tajlanda numëroi më shumë se 3 000 aksidente rrugore gjatë festave të Vitit të Ri, që shkaktuan vdekjen e të paktën 340 personave, thanë sot burime qeveritare. ”Gjatë periudhës së festave nga 29 dhjetori deri më 3 janar, Agjencia e Monitorimit të Fatkeqësive regjistroi 3 092 aksidente rrugore”, thanë këto burime. Këto të dhëna kanë një rritje të vogël krahasuar me vitin e kaluar, kur u regjistruan 2 733 aksidente dhe pati 302 të vdekur.

Kjo rritje vjen pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së ushtarakëve, që ka premtuar më tepër siguri rrugore, përfshirë iniciativat e reja që parashikojnë konfiskimin e makinave për shoferët e dehur. Sipas një raporti të vitit të kaluar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tajlanda zë vendin e dytë në botë për nga numri i vdekjeve në aksidentet rrugore, pas Libisë, me një mesatare prej rreth 25 të vdekur për 100 000 banorë në vit.
Sigal