Thirrën ‘Allahu Akbar’, shihni momentin kur dy gratë merren me forcë nga avioni

Momente paniku për udhëtarët e linjës Pragë-Londër, ditën e Shën Valentinit. Mësohet se dy gra kanë thirrur ‘Allahu Akbar’, ndërsa kjo shprehje ka bërë që të gjithë pasagjerët të kthenin kokën nga ato.

‘Daily Mail’ ka publikuar sot një video, që është realizuar nga një prej pasagjerëve, Thomas Hayward, i cili kthehej nga pushimet romantike me të dashurën e tij Megan Nisbet. Në pamje shihen oficerët e sigurisë së aeroportit që marrin dy gratë, të cilët nuk ngurojë as të qeshin.

Pavarësisht sjellës së dy femrave përgjatë dy orëve të fluturimit, ato u lanë të lira pasi u morën në pyetje, ndërsa ndaj tyre u vendos një masë paralajmëruese.