Theresa May: Do të luftoj për Partinë Konservatore me gjithçka kam

524
Sigal

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se do të sfidonte lidershipin për Partinë e saj Konservatore me gjithçka kishte.

May do të përballet me një mocion mosbesimi, pasi një zyrtar i lartë konservator mori 48 firmat e kërkuara për të provokuar këtë mocion ndaj saj.

”Një ndryshim i lidershipit në Partinë Konservatore tani do të kishte pasoja për marrëveshjen e Brexit, se një udhëheqës i ri nuk do të kishte kohë të rinegocionte dhe do të rrezikonte të ardhmen e vendit tonë duke shkaktuar një pasiguri që ne nuk mund ta mbështesim”, shtoi ajo, raporton atsh.

”Një ndryshim i lidershipit do të krijonte pasiguri kur ne nuk mund t’ia lejojmë vetes”, tha ajo jashtë Downing Street.