Takimi me Kim Jong-Un, Trump lë të hapur mundësinë e shtyrjes së samitit

565
Sigal

Përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Koreja e Veriut se një takimi i planifikuar mes Presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-Un mund të anulohet, lideri i Uashingtonit është shprehur së fundmi se ka një shans real që samiti historik të mund të shtyhet.

Numri një i Shtëpisë së Bardhë, në kohën që priti në presidencë homologun nga Koreja e Jugut, nënvizoi se samiti historik me udhëheqësit e vendit diktatorial mund të zhvillohet edhe në një moment të dytë, në rast se nuk mbahet në Singapor më datë 12 Qershor.

Ndërkaq, bisedimet mes Trump dhe liderit korano-jugor, Moon Jae-in, në Uashington besohet se janë të orientuara rreth formësimit të mënyrës se si do të paraqiten Shtetet e Bashkuara në rast se do të ketë një tryezë bisedimesh me veriun.

Moon Jae-in sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare do t’i raportojë Presidentit Trump atë që duhet të presë nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.