Sulmi terrorist në Kenia, mes viktimave i mbijetuari i 11 shatorit

416
Sigal

Mes personave që mbetën të vrarë në një sulm terrorist në një hotel në Nairobi të Kenias ishte dhe një shtetas amerikan, i cili i kishte mbijetuar sulmeve të 11 shtatorit të 2001 në Kullat Binjake në Nju Jork.

Bëhet fjalë për Jason Spindler, 41 vjeç, bashkëthemelues i një kompanie të specializuar në projektet e ekonomisë për vendet në zhvillim. Kanë qenë nëna e tij, Sarah dhe vëllai i tij Jonathan ata që konfirmuan identitetin e viktimës.

“Ai ishte një luftëtar. Jam i sigurt se atje ka përjetuar tmerrin”, shkruan në rrjetet sociale vëllai i Jason Spindler. Ky i fundit gjatë kohës që ndodhi sulmi ishte ulur në një kafene.