Stamboll/ Ja momenti kur terroristi hyn në klubin e natës dhe vret 39 persona

486
Sigal

Agjencia
turke e lajmeve “DHA” ka publikuar dy video që tregojnë se si terroristi hyn në
klubin e natës, Reina, në Stamboll, i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri dhe
pamje nga brenda klubit ku u krye masakra.

Brenda klubit, autori shikohet
tek heq një pjesë nga veshja e tij dhe e hedh përtokë. Pamjet u filmuan nga
kamerat e sigurisë në klubin e natës, një nga më të njohurit në Stamboll.

Të paktën 39 persona që po
festonin Vitin e Ri në një klub nate në Stamboll janë vrarë barbarisht vetëm
një orë e 15 minuta pas mbërritjes së 2017-ës.