Tiranë/ Foshnja e parë e 2017-s është një vajzë

488
Sigal

Foshnja e parë
e lindur në vendin tonë për vitin 2017 është një vajzë.  Foshnja lindi
në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe gëzon shëndet të mirë.

Foshnja ka ardhur në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit
të viteve dhe peshon 3.7 kilogramë.  Ndërsa fëmija i parë në Kosovë është
djalë dhe ka lind në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.

Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, fëmija e
parë ka lindur djalë dhe peshon 3.650 gram. Ky fëmijë i parë në
vitin 2017 në Kosovë ka lindur përmes operacionit dhe gjendja e tij bashkë
me nënën është shumë e mirë.