Vokshi: Nxjerrja e analizave merr shumë kohë, krijuar frikë dhe ankth te njerëzit

480
Sigal

E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Albana Vokshi e PD, u shpreh se fondi prej 4 milion euro për shëndetësinë nuk mjafton.

Sipas Vokshit, nxjerrja e një analize për koornavirusin merr shumë kohë, duke shkaktuar ankth dhe frikë te njerëzit.

Albana Vokshi: Fondi 4 milion euro për shëndetësisë dhe shpërblimet për mjekët dhe infermierët është i pamjaftueshëm. Duhet rishikuar edhe buxheti 2020. Nxjerrja e një analize merr shumë kohë. Shumë persona që kishin qenë në kontakt me zonjën e Durrësit kishin ankth për analizat, pasi kërkojnë më shumë se 24 orë. Përgjigja e analizave merr një kohë shumë të madhe duke krijuar frikë dhe ankth duke ndihmuar në përhapjen e koronavirusit. Ne kemi propozuar që të blihen pajisje që e zbulojnë për 45 minuta nëse je prekur apo jo.