Sigal

Vajza e ish-presidentit amerikan, George Ë. Bush, Barbara i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni sekrete dhe intime. Barbara kurorëzoi dashurinë me shkrimtarin Craig Coyne, përpara 20 të pranishmeve, në një ceremoni buzë detit në Kennebunkport, Maine.

Me një fustan të bardhë, tejet të thjeshtë, ajo u shoqërua nga i ati, ndërsa në fotot e publikuara nga revista “People” shfaqej shumë i lumtur dhe i buzëqeshur.   “Ishte një ceremoni e shkurtër, por shumë e ëmbël”, tha 36 vjeçarja, Barbara Bush.

Vajza e ish-presidentit rrëfeu për revistën se mbante një aksesor shumë të veçantë atë ditë, trashëgimi nga gjyshja e saj e cila mban të njëjtin emër si ajo, Barbara Bush, e cila ndërroi jetë në muajin Prill.

Është diçka shumë e ëmbël. Vendosa të kem pranë gjyshen time atë ditë. Ndaj byzylykun që gjyshi im i dha gjyshes në 70 vjetorin e saj, vendosa ta kem në dorë”, tha Barbara Bush.