Svetlana Roslinës, i ra aksidentalisht celulari brenda vaskës dhe ajo u përpoq ta merrte, por u rrëzua dhe nuk mundi të dalë dot më prej saj, raporton Daily Mail.

“Ajo u gri copash nga makineria, vetëm këmbët i mbetën”, u shpreh një burim lokal nga fabrika e ëmbëlsirave.

Sigal

Ka dhe një version tjetër sipas të cilit ajo ishte duke zbrazur një thes me lëndë të parë në vaskën gjigante, sipas disa burimeve të tjera po nga fabrika.

Gruaja e pafat ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë më pak se 5 vjeç. Policia ruse ka nisur ndërkohë hetimet për këtë vdekje të tmerrshme.