I nxehti afrikan thyen rekord në Francë, termometri shënon +44°C

406
Sigal

Doli jashtë parashikimit moti i nxehtë. Franca që u cilësua edhe si shteti që do përjetonte më shumë nga të gjithë valën e të nxehtit afrikan ka tejkaluar temperaturat 40 gradë celsius.

Temperatura në Francë ka arritur deri + 44°C, duke vënë në rrezik regjistrimin absolut të vendit, shkruan sot Sky News.

Vala e nxehtësisë afrikane po thyen rekorde kaq të larta në Francë, pasi kurrë në historinë e këtij shteti nuk ka qenë kaq nxehtë në muajin qershor.

Të mërkurën ishte + 35°C, duke thyer rekordin e mëparshëm prej +34.3°C që daton në 30 qershor 1952.

Por ky rekord i ri nuk zgjati shumë pasi është tejkaluar menjëherë nga +35.7°C dje.

Gjithashtu dje, Meteo France regjistroi një rekord të nxehtë për muajin qershor në vend, me + 41.9 ° C në Gard dhe pastaj + 42°C të matur në Grospierres, në Ardeche.

Franca kontinentale ka regjistruar temperaturën më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve, pasi Evropa vazhdon të përballet me një valë të motit të nxehtë.

Temperatura në Carpentras, në zonën Vaucluse juglindore, goditi 44.3C sot, duke thyer rekordin e mëparshëm të 44.1C vendosur në rajonin jugor të Montpellier dhe Nimes në gusht 2003.