Spanjë/ Shkatërrohet banda shqiptaro-kosovare e ‘skifterave’, shtatë në pranga

119

Garda Civile në Spanjë ka shkatërruar një bandë grabitësish e përbërë nga shqiptarët të Shqipërisë dhe Kosovës duke arrestuar shtatë prej tyre.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ata kanë kryer rreth 150 grabitje, kryesisht në Mallorca dhe Ibiza.

Ata ishin ekspertë në vjedhjen e banesave dhe sendet e grabitura i shisnin më pas në tregun e zi.

Operacioni i koduar “Gr Grey Lion” ka nisur që në fillim të këtij viti dhe do të konkludohej vetlm pak orë më parë.

Mes sendeve të grabitura policia ka mundur të gjejë një BMW X5, një VW Golf dhe një Seat Leon dhe sende të tjera me vlerë të përafërt, 300 mijë euro.

Janë gjetur gjithashtu ora të shtrenjta si Tag Heuher ose Cartier, si dhe çanta, kamera dhe kompjuterë.

Për të kryer grabitjet, grupi përdoirte mjete të ndryshme për të detyruar kapakët e bravave ose për të shpuar dyert.

Ditët e fundit agjentët u zhvendosën në provincën e Valencias, ku edhe u arrestuan drejtuesit e bandës.

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende të ditura.