Policia spanjolle ka arrestuar sot një grua në Ishujt Kanare, nën dyshimin se ka rekrutuar vajza dhe adoleshente për grupin militant Shteti Islamik. Ministria e Brendshme thotë se gruaja është arrestuar në qytetin Arrecife në ishullin Lanzarote.
Ajo po akuzohet se ka “rekturuar adoleshente dhe vajza të reja dhe i ka ndihmuar që të udhëhtojnë” në zonat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik.
Ministria thotë se ajo “ka mbajtur kontakte direkete” me operativë të Shtetit Islamik në Siri. Ky arrestim vjen teksa shtetet evropiane po mundohen të ndalojnë shkuarjen e të rinjve në Siri dhe Irak, për të luftuar përkrahë militantëve islamikë.