Sigal

SHBA-Pesë persona, mes të cilëve tre bebe, janë plagosur me thikë në një cerdhe në Queens, në New York.

Lajmin e bën të ditur policia e cituar nga Ncb. Tre bebet janë përkatësisht, njëra 3 ditëshe, tjetra 20, dhe njëra 1 muajsh.

Dy janë plagosur në vesh dhe në buzë, tjetra në stomak. ‘Të gjitha janë në kushte kritike, por stabile’, thonë mjekët.
Në vendngjarje policia ka gjetur një thikë kasapësh. Agresorja, një 52 vjeçare është arrestuar nga policia, por ende nuk dihen shkaqet e sulmit.