Dhuna me jetimët në Shkodër, Klosi: Ngjarje e turpshme

    339
    Pas publikimit të videos skandaloze të Jetimores së Fëmijëve në Shkodër, ka reaguar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në reagimin e tij, ministri Klosi është shprehur se pas këtij skandali u mor vendimi për shkarkimin nga detyra e punonjësit të përfshirë në këtë ngjarje të turpshme.
    “Pas publikimit në disa portale online të një videoje, ku tregohej se si një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër ushtronte dhunë pikërisht ndaj fëmijëve për të cilët kjo punonjëse paguhet për t’u kujdesur, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar menjëherë nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje të turpshme dhe për t’i kallëzuar ata penalisht me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës”, thuhet në reagimin e ministries së drejtuar nga Blendi Klosi.
    Ministri Klosi ka urdhëruar po sot Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar menjëherë të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët në Shtëpitë e Fëmijës në shkallë vendi, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit. Gjithashtu, Klosi u ka kërkuar strukturave hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shembullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm.
    Gjithashtu këtë të martë, drejt Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër është nisur një grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës. 
    Sigal