Sllovenia vendos gardh me tela kundër emigrantëve në kufi

48
Sllovenia ka filluar të ngrejë një gardh me tela në kufirin me Kroacinë për të kontrolluar rrjedhën e emigrantëve. Afro 10,000 emigrantë kanë arritur në këtë vend të martën dhe mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur policia sllovene. Mbi 170,000 emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë hyrë në Slloveni që nga mesi i tetorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Kroacinë, shkruajnë mediat.

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë një ditë më parë se vendi i tij do të vendosë “pengesa të përkohshme teknike” në kufi. “Nuk e mbyllim kufirin, por duam të sigurojmë një rrjedhë të kontrolluar dhe të sigurt të emigrantëve dhe të parandalojmë katastrofën humanitare”, ka thënë Cerar.