Shqiptari përplas makinat e policisë në kufi me Greqinë, ja cfarë iu gjet në mjetin e tij

511
Një automjet që vinte nga Shqipëria ka përplasur dy makina të policisë greke dhe ka tentuar të largohet por është ndaluar pak metra më tutje.

Shtetasi shqiptar i moshës 33 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u kap me 5 klandestinë në makinë të cilët ishin futur në Greqi ilegalisht.

Njoftimi paraprak:
Një automjet qe vinte nga kufiri shqiptaro-grek nuk i bindet policise ne fshatin Likostomo, Janine. Shton shpejtesine, godet dy automjete policie dhe largohet. Mjeti u ndoq nga policia dhe u arrit te kapej ne km 145 te aksit Janine – Trikalla. Drejtuesi tentoi te largohej me vrap por u arrestua. Ai eshte shqiptar 33-vjec. Brenda ne mjet u gjeten 5 klandestine shqiptare te moshes 28, 28, 30, 31 dhe 60, te cilet ishin futur ilegalisht ne Greqi dhe kishin paguar 750 euro ne total per tu transportuar deri ne Janine nga shqiptari 33-vjec pasi kishin urdher-ndalimi per te hyre ne territorin Schengen. U sekuestrua makina, 3580 euro dhe 6 celulare.
Sigal