Shpërthim në metronë e Londrës, disa të plagosur

536
Shpërthimi në një metro në stacionin ‘Parsons Green’ në Londër. Nga raportimeve e dëshmitarëve flitet për disa të plagosur.
Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ka shkaktuar edhe zjarr. Sakaq, forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për zhbllokimin e situatës.
“Daily Mail’ shkruan se një një kovë plastike në pjesën e prapme të metrosë kishte shpërthyer, por mbetet ende e paqartë se çfarë ishte dhe kush e kishte vendosur aty.
Mes të tjerash thuhet se të plagosurit kanë marrë djegie në fytyrë. Shpërthimi shkaktoi panik mes njerëzve që gjendeshin në metro, të cilët dolën të tmerruar nga treni.
Fill pas kësaj ngjarje, autoritetet vendosën që të ndërprisnin shërbimet hekurudhore në këtë zonë. Një zëdhënës i zjarrfikësve në Londër raportoi për ‘Thw Sun’ se: “Në orën 8:21 u njoftuam se në një metro të ‘Parsons Green’ kishte rënë zjarr”.


Sigal