‘Kam qarë, kisha frikë se s’do t’i shihja më fëmijët e mi’, rrëfimi përlotës i reanimatorit që shpëtoi nga koronavirusi

314
Sigal

Rrëfimi i mjekut reanimator italian, që i shpëtoi koroinavirusit duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë, e të veprojmë me përgjegjshmëri totale, për veten dhe gjithë familjarët tanë.

Quhet Angelo Vavassori, reanimator në Bergamo, që pas betejës së vet me koronavirusin thotë mes lotësh: “Kisha frikë se nuk do t’i shihja me fëmijët e mi”.

Simptomat e para, ishin ethet e larta, kriza e frymëmarrjes dhe më pas erdhi shërimi: «Unë kam akoma ankthe natën, por shpresoj të kthehem në punë së shpejti. Qytetarët duhet të kuptojnë se ata duhet të qëndrojnë në shtëpi”, thotë ai.

“Më vjen keq nëse po ju telefonoj tani, por pushova sepse ende nuk mund të fle natën. Kam makthe. Jam më mirë, marr frymë mirë, por psikologjikisht është e vështirë».

Kështu e nis rrëfimin mjeku 53 vjeçar, që u kujdes për rastet e para të koronavirusit ndërkohë që edhe vetë ishte i sëmurë. Ethet dhe kriza e frymëmarrjes e rikthyen në spital, por si një pacient serioz. Tani ai është në shtëpi në Treviolo, duke u rimekembur.

Ai thotë se në fillim ishin vetëm 16 vende në pavion, 15 prej të cilave ishin të zëna, ndërkohë që situata tani është dramatike. Tani është një botë krejt tjetër, ata kanë bërë shtretër në çdo vrimë në spital.”

Çfarë menduat kur mbërriti pacienti i parë?

“Unë mendova: tani filloi dhe nuk do të përfundojë më, do të ketë raste pa fund. Pacienti i parë mbërriti në 21 shkurt, pastaj vdiq. Mbrëmjen e 1 Marsit po trajtoja djalin e tij i cili ishte në të njëjtën gjendje. Unë menjëherë pata perceptimin se përhapja ishte e shpejtë.

Pritej kaq shumë?

“Po, në kokën time unë menjëherë mendova se duhet të mbyllim gjithçka, se duhej të bëhej një zonë e kuqe. Atë të Dielë mezi prisja mbarimin e turnit, por ka një protokoll që duhet zbatuar, duhet të besh dush me sapun dezifektant pastaj me atë të zakonshëm. Unë po dridhesha në dush.

Kur e kuptuat se mund të ishte koronavirus?

Të hënën u zgjova dhe nuk pata ethe. Në mbrëmje për gjysme ore me shkoi në 38.8. Gjëja që më frikësoi pak ishte se nuk ndjehesha i lodhur. Ethet bakteriale të hedhin në tokë, ajo virale jo

Dhe ti nise të dyshojë

Temperatura nuk zbriti me paracetamol. Shkoi mbi 39 dhe e përballova mirë, më pas thirra mjekun dhe pas testit doli se isha pozitiv.

Dhe pastaj çfarë?

Unë u izolova në dhomën e mysafirëve, por të premten fillova të mos merrja frymë mirë dhe kur u rendova shkova në spital. Për fat të mirë, ishte liruar në vend në terapinë intensive.

Kishit frikë?

Po, nuk kam turp ta them. Kur dola nga shtëpia, i thashë lamtumirë 4 fëmijëve të mi dhe mendova se nuk do t’i shoh më kurrë.

Si jetuat në spital, si pacient?

“Mbi të gjitha, unë rizbulova infermieret, njerëz që i njoh shumë mirë, por nga një tjetër këndvështrim, humaniteti. Si mjek ne përqendroheni te pacienti, nga ana profesionale, dhe e humbet këtë pjesë. Infermierja që hyn me një buzëqeshje të ndryshon jetën.